3 nga 4 policët e keqtrajtuar dje në sulmin e karakollësh së Goshincës janë shqiptarë, ndërkaq polici i katërt është maqedonas.
Policia në raportin e djeshëm për incidentin ka raportuar se sulmuesit kanë folur shqip dhe se janë kosovarë, por nuk ka njoftuar për përkatësinë etnike të policëve të sulmuar.
Sipas policisë, incidenti ka ndodhur një grup prej rreth 40 personash, nën emblemën e UÇK-së dhe me armatim të rëndë, kishin hyrë nga Kosova dhe kishin marrë nën kontroll duke mbajtur peng edhe 4 policët kujdestarë, shkruan “Lajmpress” .
“Sulmuesit i kanë çarmatosur, dhe tre prej tyre i kanë lidhur me pranga dhe kanë filluar të godasin njërin prej nëpunësve policorë. Ata kanë nxjerrë edhe kamerën dhe kanë filmuar ngjarjen. Personi i cili e ka drejtuar grupin në gjuhën shqipe, përmes një përkthyesi i cili e ka folur keq gjuhën maqedonase me serbizma, u është drejtuar policëve të lidhur me fjalët në vijim: Ne jemi nga UÇK, përcilljani të gjithëve se as Ahmeti dhe as Gruevki nuk mund t’iu shpëtojnë. Ne duam shtetin tonë dhe nuk duam asnjë marrëveshje Ohri. Prej tani, askush nuk guxon të vijë lartë. Nëse ju dhe cilindo tjetër, e kapim përsëri, të gjithëve do t’iu eliminojmë”, thuhet në raportin e MPB-së./infosot/