Më 3 maj do të pranohemi në UEFA

E publikuar: 02/05/2016 10:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

3 maji pritet të jetë një datë shumë e rëndësishme për futbollin kosovar, pasi nesër pritet që Kosova të pranohet në UEFA.

Kongresi i UEFA-së do të mbahet nesër në Budapest, kongres në të cilën në rend ditë është edhe kërkesa e Kosovës për pranim në shtëpinë e futbollit evropian.

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Eroll Salihu, ka thënë se FFK i ka kryer gjitha punët rreth pranimit në instancat ndërkombëtare dhe është i bindur se nesër do të marrin përgjigjje pozitive nga UEFA.

“Të them se paraprakisht i kemi bërë gjitha punët në mënyrën më të mirë të mundshme, tash e sa muaj duke lobuar, duke i përmbushur me argumente federatat sportive, edhe pse thuhet se politika nuk përzihet, megjithatë kjo e ka luajtur rolin e vet, sidomos në taborin tjetër kundërshtar”.

“Prandaj sipas gjitha fjalëve, ku i keni parë edhe vet zyrtarët e UEFA-s dhe FIFA-s, kanë treguar vullnet të jashtëzakonshëm, dhe përkundër procedurave të rënduara ligjore e kanë futur në rend ditë për votim, kjo është një arritje e madhe për ta futur në votim, sepse kemi pasur probleme ligjore, sepse e dini me statut çfarë thuhet”.

“Përpos kësaj FIFA në Kongresin e FIFA me insistimin e UEFA-së është gjetur një modul ligjor, është formuar një e ashtuquajtur byro, ju e dini ku katër zyrtarë kanë qenë nga UEFA dhe FIFA, dhe është mundësuar që të hynë në rendi ditë. Unë jam optimist dhe pas 25 viteve, tani jemi para një momenti shumë të rëndësishëm, para një momenti historik për futbollin e Kosovës”, tha Salihu.