Jeta në çift ka gjithmonë uljet dhe ngritjet e saj. Por në rastet kur ka konflikte, menaxhimi i mirë i tyre do të ishte çelësi i suksesit që marrëdhënia juaj të shkonte mirë.
Ja disa këshilla që ju ndihmojnë të mos bëheni të bezdisshëm në sytë e partnerit, raporton lajmeonline, transmeton Klan Kosova.
Harroji konfliktet e vjetra
Në rastin e debateve të zakonshme, përmbahu nga krahasimi i situatave aktuale me ato të kaluara dhe mos bëj gara me partnerin duke i numëruar gabimet dhe të metat reciproke. Duke u fokusuar në problemin momental dhe duke kontrolluar zemërimin, nuk do t’i përmendësh gjërat nga e kaluara dhe kështu do të zvogëlosh situatën e tensionuar.
Ndrysho veten, jo partnerin
Mendohu mirë dhe kujto ç’të ka bërë të dashurohesh me partnerin dhe a janë më të rëndësishme ato veti, të cilat nuk të pëlqejnë, por edhe mund t’i ndryshosh. Megjithatë, nëse nuk mund t’i pranosh të gjitha të metat e tij, mos e mundo veten dhe partnerin – kërkoje fatin te tjetri. Përpiqu të gjesh mënyrën se si të merreni vesh në qetësi, ndërkaq me atë rast mos e humb dinjitetin.
Heshtja është flori
Në shumë raste, femrat gjatë konflikteve mbrohen duke biseduar. Nga ana tjetër, meshkujt mbrohen duke u tërhequr dhe duke u mbyllur në vetvete. Gjëja më e keqe te meshkujt është ajo që nuk janë të denjë për të mbrojtur veten duke folur, ndonëse mund të kenë të drejtë. Kështu, femrat më mirë flasin me një mikeshë sesa me partnerin. E mira është që të kontrollosh situatën dhe të heshtësh, kur mendon se është e nevojshme, në mënyrë që konflikti të mos zhvillohet./k/