A jeni ndjerë ndonjëherë sikur njerëzit nuk ju shikojnë sytë por makiazhin e hijëzimit të syve apo lajnerin? Kjo ndodh për shkak se aplikimi i grimit nuk është diçka edhe aq e lehtë.
Zgjedhja e formulës dhe hijëzimit të duhur si dhe përcaktimi se çka shkon me çfarë lloj kombinimi, është diçka me të vërtetë e ndërlikuar. Për të lehtësuar detyrën dhe ti theksoni sytë sa më bukur, ndjekni këto hapa në vazhdim për një makiazh të përsosur.
HAPI 1: Gjeni formulën tuaj
Gjeni cilësinë në bazë të sezonit, rastit dhe gjendjes së lëkurës suaj.
Krem: këto hijëzime të lehta të cilat mund të aplikohen me një brushë ose majën e gishtave, i japin formë delicate skajit të syrit. Pengesë mund të jetë sepse ata mund të rrëshqasin kur lëkura është me shkëlqim, kështuqë mos i përdorni kur moti është me lagështi apo i nxehtë, ose zgjedhni formula që përmbajnë përbërës si silicë.
Stik: lapsat e trashë janë shumë të lehtë për aplikim dhe janë shumë funksionale në definimin dhe kufizimin e kapakut të syrit.
Pudër e lëngshme: grimcat e imëta të pudrës së lëngshme lejojnë një rezultat absolute me vetëm pak shkëlqim në faqe. Vetëm se kontrolloni sasinë e tepërt të aplikimit, pjesët e ngarkuara mund ti pastroni me brushë.
HAPI 2: Mblidhni paletën tuaj
Për shumicën e pamjeve, do të ju nevoiten tri hijëzime: ngjyrë bazë, ngjyrë për kapakun e syrit dhe lajner, konturat dhe theksuesit janë opsionale, por maskara është një domosdoshmëri.
Baza
Zgjidhni një ngjyrë që përputhet me tonin e lëkurës suaj si nuancë e bardhë, shampanjë, ose nuancë në të verdhë. Përdorni një brushë të madhe për hijëzimin e kapakëve.
Kapakët e syve
Për një pamje natyrale, zgjidhni një hijëzim neutral. Nëse keni sy ngjyrë kafe, provoni nuancë të përhimtë ose të zezë, nëse keni sy të kaltër, njgyrë të purport, sy të gjelbër, ngjyrë të përhimtë, të verdhë ose krem.
Kontura
Për një paraqitje sa ma dramatike, ose që ti theksoni sytë apo kapakët, përdorni kontura me një nuancë më të errët se hijëzimi i kapakut.
Lajner
Zgjidhni hijëzim më të errët që ti theksoni më mirë sytë. Kvto tone të errta gjithashtu krijojnë iluzionin e qerpikëve të trashë.
Aplikoni lajner me xhel (që ofrojnë rezultate më dramatike në krahasim me lapsat apo hijëzimet) me një brushë të vogël. Gjatë aplikimi të lajnerit vendosni disa pika në ska të syrit e më pas i bashkoni këto pika duke krijuar një vijë të mrekullueshme si dhe një vështrim sa më natyral.
Hijëzues
Kjo aplikohet për një efekt sa më shkëlqyes nën vetullat.
Maskara
Lyeni një shtresë me maskara. Ngjyra e zezë është e preferuara për të gjithë.
HAPI 3:Teknika
Format e ndryshme të syrit kërkojnë teknika të ndryshme për makiazhin e syve. Nëse sytë tuaj janë:
Me formë të rrumbullakët: përdorni një brushë të madhe për hijëzim për të vënë ngjyrat bazë dhe më pas ngjyrën e mseme si dhe në skaje nuancën më të errët, me qëllim që të zgjasë sytë tuaj. Shtoni pak hijëzues nën vetulla që të rritni efektin. Së fundi, shtoni lajnerin për të kompletuar pamjen tuaj.
Formë bajamesh: pas aplikimit të bazës dhe hijëzimit të kapakut, errëzoni me hijëzim kapakun e syrit duke intensifikuar me ngjyra qoshet e syve.
Sy të vegjël apo të thellë: gjithmonë përdorni tone më të lehta, pasi hijvzimet e errëta ju bëjnë edhe më të vegjël sytë. Pas aplikimi të bazës dhe hijëzimit të kapakut, shtoni pak shkëlqim nën vetullat, përfundoni makiazhin duke vendosur lajner vetëm në kapakun e sipërm, gjë që ndihmon në rritjen e syve tuaj.