Nëse historia do të përsëritet, presim që Apple të prezantojë gjeneratën e re të iPhone këtë vit. Edhe pse Shtatori është muaj larg, disa raportime kanë filluar të hedhin dritë mbi pasardhësit e iPhone XS dhe XS Max.
Bazuar në spekulimet, ndryshime më të mëdha do të jenë tek sistemi i kamerave me tre lente dhe karikim wireless bilateral. Funksione të tilla do të ishin risi për iPhone por jo për Galaxy S10-ën që tashmë i ofron.
Gjithashtu nuk do të ishte çudi nëse Apple adopton disa funksione pas Samsung. Apple ka ndërtuar një reputacion të një kompanie që teknologjitë e reja i sjell pas të tjerëve pa u ngutur të jetë i pari në industri.
Apple ishte kompania e cila më vonë se rivalët solli një orë inteligjente. Ashtu veproi edhe me ekranet OLED për iPhone që prodhues si Samsung dhe të tjerë e ofronin prej kohësh.
Këta janë veçoritë që presim ti shohim në iPhone e ardhshëm që flagshipi i Samsung i ka.
iPhone më i shtrenjtë do të ketë tre kamera të pasme
Modeli më i shtrenjtë që do të debutojë këtë Vjeshtë do të ketë tre kamera dhe jo dy sipas Bloomberg dhe Wall Street Journal. Nëse këto raportime janë të vërteta i bie që pasardhës i iPhone XS Max do të jetë ai që bart këtë privilegj.
Sipas një blogu Japonez për lajmet e Apple kompania do të sjellë sistemin e trefishtë të kamerave për dy modelet e iPhone.
Samsung Galaxy S10 dhe S10 Plus kanë tre kamera të pasme
Flagshipët e Samsung kanë një sensor 12-megapiksel telefoto, një 12-megapiksel me kënd të gjerë dhe një 16-megapiksel me kënd super të gjerë. Galaxy S10 5G ka një kamër të tretë thellësie.
Apple do të shtojë karikimi wireless bilateral në iPhone e ardhshëm
Çfarë është karikimi wireless bilateral? Aftësia e një pajisjeje jo vetëm për tu karikuar ma teknologjinë wireless por edhe të karikojë pajisje dhe aksesorë të tjerë po me teknologjinë wireless.
Të tre telefonët sipas Ming Chi Kuo, një analist i mirënjohur i Apple, do të vinë me teknologjinë e re. Aksesorët që mund të karikoni me këtë teknologji do të ishin Apple Watch apo AirPods.
Linja e Galaxy S10-ës tashmë e ofron
Telefonët Samsung Galaxy S10 kanë një funksion të quajtur Galaxy S10 Wireless Powershare që mund të mundur karikimin e kufjeve wireless, një telefoni tjetër apo të orës inteligjente të Samsung.
Kompania thotë se teknologjia është e përshtatshme me pothuajse çdo standard Qi Wireless.
Apple mund të sjellë portat USB-C
Porta Lightning ka qenë standardi i karikimit të iPhone që prej 2012 por mund të ndryshojë që këtë vit. Apple ka testuar versione të iPhone të 2019-ës që përmbajnë një portë USB-C në vend të një porte Lightning sipas Bloomberg por nuk dihet nëse një iPhone me këtë portë do të debutojë.
Në vend që të ndryshojë portën e iPhone, Apple mund të sjellë një kabëll Lightning në USB-C.
Telefonët Samsung Galaxy kanë porta USB-C prej kohësh
Samsung ka përdorur USB-C për flasgshipët e kompanisë që prej Galaxy S8 që debutoi në 2017-ën. Me Galaxy S10 është gjenerata e tretë me këtë teknologji. Kjo do të thotë se ndryshe nga iPhone, ju nuk keni nevojë për një karikues të Samsung për të karikuar telefonët. /PCWorld Albanian