Një londinez ka propozuar një plan tepër interesant për të shpëtuar njëherë e mirë Greqinë nga falimentimi. Ai ka hapur një faqe interneti për mbledhjen e 1.5 miliard eurove, aq sa është borxhi i Greqisë ndaj FMN’së.
Thom Feeney, menaxher marketingu në Londër thotë se është në kërkim për të mbledhur sa më shumë para të jetë e mundur për Greqinë dhe deri tani ai ka mbledhur rreth 206 mijë euro nga 13316 njerëz. Por shuma e parave rritet me shpejtësi dhe ka shumë mundësi që tani të jetë më e lartë. Kjo shumë është një pikë uji në oqean, por Greqia që ka më shumë se kurrë nevojë për para, është e pamundur ti thotë jo donacioneve.
“I gjithë ky hezitim mbi Greqinë po bëhet i mërzitshëm. Ministrat europiane janë zënë ngushtë dhe janë në dilemë nëse mund ta ndihmojnë apo jo popullin grek. Pse të mos e zgjidhim këtë ne njerëzit e thjeshtë?”, thotë Feeney.
“Bashkimi Evropian është shtëpi për 503 milion njerëz, në qoftë se ne të gjithë japim nga një monedhë euroje, atëherë ne mund ta ndihmojmë Greqinë duke shpresuar se ajo mund të vihet në udhë së shpejti”.
“Dhuroni 3 euro dhe do të merrni një kartolinë dërguar nga Greqia e Alexis Tsipras”, thotë 29-vjeçari.