E-Albania, portali qeveritar i shërbimeve elektronike, prej mese dy vitesh ka nisur një fushatë agresive për dixhitalizimin e shërbimeve për qytetarët dhe bizneset. Tashmë shumë procedura të cilat duhej të prisnit në radhë për ti kryer, mund ti kryeni direkt nga portali i E-Albania.
Duke e cilësuar si një moment historik transformimi, Kryeministri theksonte se tashmë jemi në kohën e një revolucioni në ofrimin e shërbimeve online dhe se alternativa tradicionale përmes komunikimit të dokumentacionit dorazi nuk do të ekzistojë më.
Në vijim, lista e 29 dokumenteve që nuk kërkohen më nga sportelet shtetërore, si për qytetarët, ashtu edhe për bizneset.
Për qytetarët:
- Certifikatë familjare.
- Vërtetim për pagimin e kontributeve për individin.
- Konfirmim për gjendjen aktive të mjetit.
- Vërtetim për lejen e drejtimit.
- Autorizim për rifitimin e lejes së drejtimit.
- Karta e shëndetit.
- Vërtetim pensioni.
- Ekstrakt i thjeshtë/historik (Qytetar).
- Certifikatë nga akti i vdekjes.
- Certifikatë nga akti i martesës.
- Certifikatë nga akti i lindjes.
- Dhënie e informacionit koordinativ për çdo pasuri të paluajtshme.
- Informacion zyrtar i pasurisë për individët dhe institucionet.
- Konsultim i kartelës së pasurisë së paluajtshme.
- Lëshim kopje kartele të pasurisë.
- Lëshim kopje të fragmentit të hartës kadastrale.
- Lëshim vërtetim pronësie.
- Lëshim vërtetimesh (negativ/pozitiv).
- Verifikimi online i gjendjes juridike të pronësisë dhe të dhënave të tjera të pasurisë së paluajtshme.
- Kopje te vërtetuara të dokumenteve tekniko-ligjore, në të cilat bazohet Regjistri i Pasurive të Paluajtshme.
Për bizneset :
- Konfirmim për gjendjen aktive të mjetit.
- Vërtetim për pagimin e kontributeve nga subjekti.
- Vërtetim për përgjegjësitë tatimore.
- Vërtetim për regjistrim të investitorit.
- Vërtetim për pagim detyrimesh.
- Vërtetim statusi (aktiv, pasiv përfshirë datën).
- Vërtetim xhiro për 3 vitet e fundit.
- Ekstrakt i thjeshtë/historik (Biznes).
- Certifikatë Regjistrimi.