
Policia shqiptare
Një 28-vjeçar i identifikuar si Edis Reçaj është plagosur mbrëmjen e kësaj të marte në lagjen Perash të Shkodrës.
Top Channel mëson se i riu ka marrë një plumb në këmbë, ndërsa aktualisht ndodhet në spitalin e Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimin për plagosjen e tij e ka dhënë reparti i urgjencës, ndërsa policia ka rrethuar zonën dhe ka ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e territorit për të kapur autorin.
Ende nuk dihet nëse ishte atentat, apo plagosje pas një sherri të momentit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për fiksimin e çdo prove për zbardhjen e ngjarjes./tch


















