271 raste të reja me coronavirus në 24 orët e fundit

E publikuar: 06/08/2021 14:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Covid-lajmi i fundit-Infosot

Covid-lajmi i fundit-Infosot

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 4.666 testime, 271 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

MSH njofton se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes me COVID-19, ndërsa janë shëruar 15 persona.

Në total numri i rasteve aktive është 1,321.