Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) njofton se në raportin 24 orësh nga klinikat e QKUK-së, por edhe shtatë spitalet e përgjithshme, janë duke u trajtuar 270 pacientë me Covid-19.
Në klinikat e QKUK-së, ka 186 pacientë, prej tyre në Infektivë 107 raste, nga to 55 me oksigjenoterapi dhe dy raste nën mjekimin intensiv me gjendje të rënduar, njofton Klan Kosova
Në mjekësi sportive janë 15 pacientë, prej tyre dy të intubuar, në Klinikën e Pulomologjisë 34 raste të konfirmuara me Covid-19, që të gjitha me oksigjenoterapi.
Në Spitalin e Prizrenit po trajtohen 22 raste të konfirmuara me Covid-19, në Gjakovë, 19, në Pejë 29 raste, në Ferizaj pesë raste, në Gjilan pesë raste, në Spitalin e Mitrovicës tre raste dhe në Vushtrri një rast.