27 raste vetëm sot/ Rama nxjerr videon: Kemi hyrë në zonën e zjarrit, armiku po synon të marrë më shumë jetë

E publikuar: 03/04/2020 13:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pasi sot u konfirmuan 27 raste të reja me covid19 në vend, kryeministri Edi Rama thotë se kemi hyrë në zonën e zjarrit dhe armiku po synon të marrë më shumë jetë.

“SOT, KUR SHUMË PREJ JUSH KANË FILLUAR TË MENDOJNË SHUMË GABIMISHT SE E KEQJA TANIMË S’ËSHTË RREZIKU I VDEKJEVE MASIVE, PO MBYLLJA NË SHTËPI HALLET EKONOMIKE, JAM I DETYRUAR T’JU JAP KËTË VIDEO RRËQETHËSE QË TA SHIKONI SI DO KISHIM PËRFUNDUAR, PO TË MOS ISHIM FUTUR MË SHPEJT SE TË TJERËT NË MBROJTJE, POR EDHE SE SI, MOS E DHËNTË ZOTI, MUND TË PËRFUNDOJMË NËSE PËR MUSTAQET E ÇELOS HAPIM JO SHUMË, PO PAK VRIMA NË BARRIKADAT TONA!”, shkruan Rama.

Kryeministri Rama në FB:

🔴 SOT KEMI 27 POZITIVË! KEMI HYRË NË ZONËN E ZJARRIT, KU ARMIKU PO SYNON TË NA MARRË MË SHUMË JETË, PASI REZISTENCA JONË DERI TANI E KA NDALUAR TË BËJË KËRDINË DUKE NA SHKATËRRUAR BARRIKADËN BLUZAVE TË BARDHA!

🔴 SOT JU BËJ NJË THIRRJE TË FORTË TË MOTIVOJMË TË GJITHA FORCAT SHPIRTËRORE DHE MENDORE BRENDA NESH, PËR TË USHQYER REZISTENCËN, DUKE MOS HARXHUAR ENERGJI PËR ASGJË TJETËR!

🔴 SOT JU LUTEM ME TË GJITHË FORCËN TA VENDOSNI SI KRYEFJALË TË ÇDO DITE NË VIJIM MOTON JETIKE TË LUFTËS SONË: EKONOMIA BIE DHE NGRIHET PRAPË, TË VDEKURIT NUK RINGJALLEN MË!

🔴 SOT ASGJË NUK VLEN MË SHUMË SE JETA DHE MBROJTJA E JETËS ËSHTË QËLLIMI, NE JEMI MJETI PËR REALIZIMIN E KËTIJ QËLLIMI NJERËZOR, QYTETAR, KOMBËTAR!

🔴 SOT, KUR SHUMË PREJ JUSH KANË FILLUAR TË MENDOJNË SHUMË GABIMISHT SE E KEQJA TANIMË S’ËSHTË RREZIKU I VDEKJEVE MASIVE, PO MBYLLJA NË SHTËPI HALLET EKONOMIKE, JAM I DETYRUAR T’JU JAP KËTË VIDEO RRËQETHËSE QË TA SHIKONI SI DO KISHIM PËRFUNDUAR, PO TË MOS ISHIM FUTUR MË SHPEJT SE TË TJERËT NË MBROJTJE, POR EDHE SE SI, MOS E DHËNTË ZOTI, MUND TË PËRFUNDOJMË NËSE PËR MUSTAQET E ÇELOS HAPIM JO SHUMË, PO PAK VRIMA NË BARRIKADAT TONA!

/tch/