Në kuadër të 105 – vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, më 27 nëntor, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i bënë bashkë udhëheqësit e nivelit më të lartë politikë shqiptar nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Kosova Lindore.
Në ora 9:00, bëhet zbulimi i busteve të personaliteteve të shquara, Reshat Ymeri, Xhavit Ahmeti, Muharrem Ibrahimi, Esat Berisha dhe Halim Orana.
Në ora 10:00, në teatrin e qytetit, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, bënë dekorimin e personaliteve të cilët u sakrifikuan për lirinë e shqiptarëve.
Ndërsa, ceremonia kulmon me zbulimin e shtatores së kolosit të kombit, Idriz Seferi, në sheshin qendror të Gjilanit, në ora 11:00, me një program të pasur kulturor-artistik.
Kryetari Haziri ka vlerësuar se 105-vjetori i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë identifikohet me Vlorën dhe Gjilanin.
“Apeli im publik është që të vijnë edhe bashkatdhetarët kudo që jetojnë në Europë apo Amerikë, në mënyrë që ta ndajmë së bashku këtë festë të madhe”, ka thënë Haziri.
27 nëntor 2017
Ora 9:00 – zbulimi i bustit të Reshat Ymerit
Ora 9:15 – zbulimi i bustit të Xhavit Ahmetit
Ora 9.30 – zbulimi i bustit të Esat Berishës
Ora 9:35 – zbulimi i bustit të Halim Oranës
Ora 9:45 – zbulimi i bustit të Muharrem Ibrahimit
Ora 10:00 – Presidenti shqiptar, Ilir Meta, shpërndan dekoratat për personalitetet që janë sakrifikuar për lirinë e
shqiptarëve – teatri i qytetit
Ora 11:00 – Manifestimi Qendror i zbulimi i shtatores së Idriz Seferit
Ora 13:00 – Hapja solemnte e Darkes se Lames, holli i hotelit “Kristal”
Ora 18:00 – Festivali i Fëmijëve “Dëbora”, Teatri i Qytetit
28 nëntor 2017
Ora 10:00 – Homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve
Ora 11:00 – Homazhe tek varri i Idriz Seferit
Ora 12:00 – Zbulimi i pllakës përkujtimore tek ish-objekti të Burgut të Gjilanit
Ora 12:30 – Orë Letrare për nder të Idriz Seferit, salla e Kuvendit Komunal
Ora 14:00 – Rep/Rok Koncert me artistë lokal para Teatrit te Qytetit
Ora 19:00 – Koncert me këngë dhe valle, interpretuar nga AKV “Gjilani” si dhe solistë dhe ansamble të tjera vendore gjilanase, Teatri i Qytetit


















