26 vrasje në Kosovë gjatë vitit 2023

E publikuar: 30/12/2023 20:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kosova, me një popullsi prej mbi 1 milion banorësh, ka përjetuar një situatë shqetësuese në lidhje me numrin e vrasjeve.

Ndërhyrja e shtetit, largimi i armëve, rritja e vetëdijes dhe ndëshkimet, janë vetëm disa nga hapat që duhet të ndermirën për të parandaluar dukurinë e vrasjes.

Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se vetëm brenda periudhës janar-dhjetor 2023 kanë ndodhur saktësisht 26 vrasje.

Në të gjitha këto shifra të përfshira janë edhe rastet e vrasjeve që ndodhën brenda familjeve, e që këtë vit ishin të shpeshta.

Krahasuar me vitin paraprak shifra e vrasjeve në Kosovë ka pasur rritje.

Kjo për faktin se gjatë vitit 2022 në Kosovë, sipas informacioneve nga Policia ndodhën 17 vrasje./lajmi.net