“Spomeniki i Gilanit”

E publikuar: 05/11/2017 16:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga Sefer Isufi

Përkundër dëshirës për të qëndruar indiferent ndaj debatit rreth “Spomenikit të Gilanit” megjithatë e ndjeva të nevojshme në cilësi të qytetarit të rëndomtë të prononcohem si në vijim:
Sipas informacioneve të konfirmuara ky “spomenik” është vendosur më “16 Nëntor ” (“16 Hовембap”) 1964 në përkujtim të “Ditës së Çlirimit”(“Дан ослобођења”) , nga regjimi i atëhershëm serb që hiç më shumë se 20 vjet më herët më (“Netët e thikave” 23-24 dhjetor) 1944, ka masakrue 7000 shqiptar të Gjilanit me rrethinë. Pra, kjo “përmendore” që për ironi nga popullata u quajt gjithherë “Spomeniki” simbolizon “ushtarin serb” që në rastin konkret ushtrinë “fitimtare” serbo-çetnike ndaj Forcave Çlirimtare Kombëtare të Komandant Mulla Idriz Gjilanit sepse luftë kundër forcave italiane dhe gjermane ( nazifashiste) në anën tonë nuk ka pasur. Pra, “Spomeniki” është i vendosur nga regjimi i gjakëpirësit shqiptar Aleksandër Rankoviç ,pra në kohën kur ai ka qenë në kohët më të arta të tij dhe pushtetit të tij, pra në kohën e finalizimit të projektit te “Naçertanjës” së Ilia Garashaninit dhe elaborateve të Çubriloviçit për shfarosjen e shqiptarëve. Kjo ishte koha e tmerrit për shqiptarët e mbetur gjallë, koha kur shqiptarët e rrethit tonë dhe anembanë Kosovës të vetmen zgjidhje e kishin me ikë në Anadoll (Turqi) ose të presin thikat e shkaut.
Pra paramendoni sot të identifikojmë si “simbol qyteti” dhe “vlerë artistike” një “spomenik” të shqiptarngrënësit Rankoviç, të vendosur në vitet më të rënda për shqiptarët e mbetur të Gjilanit dhe rrethinës së saj pas Luftes së II Boterore!!! Nga radhët e reaguesëve kam edhe miq që më kanë lënë pa frymë dhe më kanë trishtue!!
Propozoj që ky “spomenik” të ruhet si eksponat-dëshmi në Muzeun e Gjilanit që pasqyron një simbol të regjimit etnocidial ndaj shqiptarëve të Gjilanit dhe t’u rrëfehet gjeneratave të ardhshme me dhimbje që edhe pas 18 vjet pas barbarisë 100 vjeçare serbe ndaj shqiptarëve kemi pasur komunitet që kanë protestuar për zhvendosjen e simbolit që ka personifikuar vazhdimësinë e regjimeve shqiptarvrasëse.
Tjetra, si është e mundur që për 18 vite pas lufte as edhe njëherë të vetme, komuniteti i artistëve e qytetarëve të indinjuar ndaj zhvendosjes së këtij “monstrumi” nuk e bëri as edhe të vetmin reagim pse u injorua për 18 vite, Idriz Seferi i Gjilanit bashkë edhe me Mulla Idriz Gjilanin dhe bashkëluftëtarët e tyre. Personaliteti, jeta dhe vepra e tij u nderua nga Shqipëria zyrtare që nga vitet e 70-ta me shpalljen Hero i Popullit, Skulptori I famshëm Odhise Paskali bëri portretin e tij, u pasqyrua figura e tij edhe në kinematografinë e tyre ne filmat “Flaka e Madhe” e “Nëntori i Dytë”,u rregullua Pllaka e tij përkujtimore në varrin e tij nga artistët shqiptar në vitin 1978 në shenjë të 100 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, iu botua monografia e tij nga Shaban Braha e redaktim të Elena Kadaresë më 1972, shkrimtari i madh Dritëro Agolli shkroi poezinë më të njohur me motiv patriotik shqiptar “Tespihet e Idriz Seferit”, iu komponua e realizua Kënga –Himn “Ushtoj Gryka e Kaçanikut” etj etj..Çka bëtë ju?…Më 2013 nëse nuk gaboj një skulptor nga Presheva tentoi të bëjë një punim në gur në Muçibabë dhe u shkatërrua nga një banor i saj dhe ju nuk reaguat fare , së paku reagim simbolik sepse cenohej e drejta e një kolegu tuaj dhe vritej një vepër arti pavarësisht cilësisë së saj!!!…Indiferenca juaj e ateherëshme dhe në përgjithësi e deritashme dhe reagimi juaj aktual më bëjnë të dyshoj se më shumë se zhvendosja e “spomenikit” iu pengon vendosja e shtatores së Idriz Seferit. Ndoshta edhe nuk është personalitet atraktiv e “cool” për shijen tuaj, por veç dua të iu njoftoj sepse konsideroj se ka nevojë se Idriz Seferi është udhëheqësi luftarak më i madhë i kryengritësve shqiptar pas Skënderbeut. Ka pasur pas vetes deri në 10 mijë luftetarë të armatosur shqiptar edhe a e dini në cilat vite? Në vitet 1910-1912.,,Kam besim të plotë që në mesin e tyre kanë qenë edhe paraardhesit tuaj. Në vitin 1998-99 krejte UÇK ka pasur rreth 20 mijë luftëtarë. Ai nuk rezistoi një vit , as dy vite por gati gjysmë shekulli apo një jetë e tërë me armë në dorë (1875-1918) kundër tre pushtuesve osman, serb e bullgar. Ky ishte IDRIZ SEFERI..Kujtimi i tij s’ka rëndësi a skalitet në shtatore apo jo , apo ku vendoset, sepse për 100 vjet ai është Gjallë , siç thotë më së miri I Madhi Heroi i Kombit Agim Ramadani në poezinë e tij:
“IDRIZ SEFERI
Oshëtima ende është gjallë
Damar i tokës vetë Ai”

Image may contain: one or more people, people standing, basketball court and outdoorImage may contain: one or more people, people standing and outdoor