Pas analizoi 5 milion fjalëkalimet e vjedhura në 2017-ën, SplashData publikoi një listë me fjalëkalimet më të përdorura dhe si rezultat më të rrezikshme për tu përdorur.
“123456” dhe “password” mbeten dy fjalëkalimet më të përdorura ndërsa listës i është bashkuar një fjalëkalim i ri, “starwars.”
“Hakerët përdorin terma të njohura nga kultura pop dhe sporti për të aksesuar llogaritë online sepse e dinë sesa shumë njerëz i përdorin si mënyra më e lehtë për ti kujtuar.”
Ndryshimi i germës “o” me “0” mund tu duket një ide e mirë por sipas SplashData nuk është e tillë.
Kjo sepse në listën e fjalëkalimeve më të përdorura është edhe “passw0rd.” Sipas kompanisë të paktën 10% e njerëzve kanë përdorur të paktën njëherë një prej 25 fjalëkalimeve më të këqija të vitit ndërsa 3% e tyre kanë përdorur fjalëkalimin 123456.
“Football” është i vetmi fjalëkalim nga bota e sportit që hyn në listën e 25 fjalëkalimeve më të këqija.
Ca njerëz të tjerë përdorin fjalëkalime pa lidhje por që kanë një rrjedhë kronologjike në tastierë. I tillë është “qazwsx.”
Më poshtë keni listën me 25 fjalëkalimet më të këqija, andaj nëse keni përdorur një prej tyre është momentin ta ndryshoni. /PCWorld Albanian
- 123456
- password
- 12345678
- qwerty
- 12345
- 123456789
- letmein
- 1234567
- football
- iloveyou
- admin
- welcome
- monkey
- login
- abc123
- starwars
- 123123
- dragon
- passw0rd
- master
- hello
- freedom
- whatever
- qazwsx
- trustno1