Një grua i kafshoi penisin një burri, ndërsa ai tentoi të bënte seks me të.
Ngjarja ndodhi në Kishinau, kryeqytetin e Moldavisë.
Florin Ionita, 53 vjeç, u gjet nga e shoqja me pantallonat e ulur dhe penisin e gjakosur.
I shoqi thërriste: “Telefono ambulancën, po më bie përtokë”.
E shoqja rrëfeu ngjarjen: “Isha në një piknik me burrin dhe disa miq. U largova për të çuar në shtëpi me makinë disa nga miqtë, ndërsa burrin e lashë me një mikeshën time”.
“Kur erdha, e pashë me pantallona të ulura dhe me penisin që i varej, ndërsa thërriste: “Po më bie, po më bie”.”
Më vonë ajo mësoi se i shoqi kishte tentuar të bënte seks me forcë me mikeshën e saj. Kjo e fundit e kishte kafshuar.
Maria, 49 vjeç, thotë se e ka falur të shoqin.
“Ai po bënte atë që tentojnë të bëjnë të gjithë burrat”, tha ajo, duke shtuar se në fakt nuk e telefonoi aq shpejt ambulancën dhe u tha të mos nxitonin.
Për më tepër, nuk u dha udhëzimet e sakta se ku ishin ata.
Ndërkohë mikesha e saj e ka raportuar ngjarjen në polici dhe agresori 53- vjeçar rrezikon 5 vite burg.
Gruaja që e kafshoi ishte 24 vjeç.