23-vjeçarja që theu rekordin për më së shumti rrotullime të këmbës rreth topit (Video)

E publikuar: 27/10/2017 23:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Indi Cowie, e njohur për stilet e mrekullueshme në futboll, ka vendosur dy rekorde të mrekullueshme në Librin e Rekordeve “Guinness”.

Bëhet fjalë për 23-vjeçarjen që ka thyer rekordin për më së shumti rrotullime të këmbës rreth topit në ajër për një minutë dhe në kategorinë e femrave për më së shumti prekje të topit në minutë me pjesën e poshtme të këmbës.

Cowie me prejardhje nga Skocia arriti që për rekordin e parë të bënte gjithsej 60 rrotullimeve, ndërsa në rekordin e dytë ajo arriti të realizonte 200 prekje.

Ajo është atlete e njohur në botë. Tashmë ka dy milionë ndjekës në rrjete sociale falë videove që poston me trika të futbollit.