23 raste të reja me Covid-19 brenda 24 orëve në vend

E publikuar: 24/04/2022 15:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Covid-lajmi i fundit-Infosot

Covid-lajmi i fundit-Infosot

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 23 raste të reja të infektuara me këtë virus.Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.382.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

24 Prill 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 57 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.825.379 doza të vaksinës.

Deri më sot 821.763 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.Deri më sot janë dhënë 101.190 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 869 testime, 23 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.396.Në total numri i rasteve aktive është 442./infosot/