Isa Mustafa e Aleksandar Vuçiq do të shihen përsëri me 23 qershor në Bruksel. Vuçiq ka paralajmëruar se takimi mes tyre do të jetë jashtëzakonisht i vështirë për shtetin e tij.
Dy kryeministrat temë kryesore në këtë takim pritet ta kenë Asociacionin e Komunave Serbe.
Se temat e 23 qershorit janë të vështira, e tha edhe një vartës i Vuçiqit raporton Klan Kosova.
Por, ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq, shtoi se nuk do të pranojnë asnjë marrëveshje që nuk është në interes të Serbisë.
Këto negociata po shihen me skepticizëm edhe në Kosovë.