Milan bën goditjen e radhës, transferon mesfushorin e Barcelonës (Foto)

E publikuar: 26/08/2017 09:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtuesit e Milanit nuk e kanë ndërmend të ndalen së përforcuari skuadrën.

Rafinha, mesfushori i Barcelonës, në sezonin e ri sipas gjitha gjasave do ta bartë fanellën e Milanit.

Sipas të përditshmes sportive italiane, Tuttosport, Rafinha është afër kalimit te Rossonerët, përcjell Express.

Thuhet se braziliani është zgjedhja e parë e Milanit, dhe do të bëjnë çmos që ta sjellin në San Siro.

Rafinha, i cili po vuan nga një lëndim, dëshiron të largohet nga Camp Nou pasi nuk bën pjesë në planet e Barcelonës pas transferimit të Paulinhos. /Express/