“224 euro më shumë” Abdixhiku e tregon me video sa do të ishte paga e mësuesit në qeverinë e tij

E publikuar: 30/10/2024 20:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se me të në pushtet koeficienti do të jetë 150 euro.

Kështu, Abdixhiku përmes një video të publikuar në Facebook thotë se paga e mësuesit do të jetë 840 euro.

Qeveria e Kosovës ka rritur pagat për sektorin publik për 55 euro, vendim që hynë në fuqi janarin e 2025.

Por, LDK-ja thotë se kjo rritje nuk mjafton për shkak se niveli i inflacionit ka qenë i lartë.

Abdixhiku thotë se diferenca e pagës aktuale dhe programit të tij është 224 euro.