Një 28-vjeçar në Sarandë është therur me thikë nga bashkëshortja e tij, ngjarje që dyshohet se ka ndodhur pas një debati që kishin me njëri-tjetrin.
Policia ka bërë të ditur se 22-vjeçarja e ka therur me thikë bashkëshortin e saj në shpatull dhe më pas është shoqëruar në polici, shkruan TCh.
“Sot, rreth orës 17:30, në lagjen nr.2, në banesën e tyre, shtetasja A. Z., 22 vjeçe, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës, në zonën e shpatullës, bashkëshortin e saj, shtetasin L. Z., 28 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”.
“Ndërkohë shtetasja A. Z., është shoqëruar nga shërbimet e Policisë, në Komisariatin e Sarandës, për veprime të mëtejshme hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.