Gjatë 24 orëve të fundit, në Maqedoni të Veriut janë shënuar 1,554 raste të reja me COVID-19, si dhe, kanë vdekur 22 persona, që ishin të prekur me këtë virus.
Po ashtu janë shëruar edhe 1,843 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 261,741 që nga fillimi i pandemisë.
Numri total i të prekurve me koronavirus ka arritur në 282,147, kurse i të vdekurve është 8,658 persona.

















