Terrori në Vlorë, gjendet e djegur makina e autorëve

E publikuar: 21/06/2017 07:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mistral Air së shpejti fillon fluturimet nga Italia drejt Shqipërisë Atentati ndaj Fatjon Sinanit në Vlorë dhe shpërthimi me tritol i një automjeti vetëm pak metra larg ngjarjes së rëndë ka krijuar një klime terrori në qytet, ndërkohë që policia njofton sëfundmi se ka gjetur makinën e djegur të autorëve të dyshuar të vrasjes.

Njoftimi i policisë

Në vijim të informacionit për vrasjes e 40 vjeçarit F.S, nga hetimet dhe kontrollet e kryera nga policia në terren, rreth orës 22:50, në lagjen “28 Nëntori” pranë vendit të quajtur “Shtëpia e Oficerave” është gjetur i braktisur një automjet tip Benz 2500 me targë gjermane SNBB 220, ngjyrë gri.

Dyshohet se ky mjet mund të jetë përdorur nga autorët e vrasjes së shtetasit F.S

Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.