Ambasadori amerikan lavdëron punën e KQZ-së

E publikuar: 11/06/2017 18:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, gjatë ditës së sotme ka vizituar disa qendra votimi në Prishtinë.
Ndërkaq përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ai ka lavdëruar punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Shkrimi i Delawie në Twitter:

Bazuar në reagimet e vëzhguesve, KQZ-ja po bën një punë të madhe sot në organizimin e zgjedhjeve. Vazhdoni, do të ketë punë edhe më të vështira tutje.