Një 21 vjeçar shqiptar ka humbur jetën në vendin e punës në Kroaci.
Ngjarja ka ndodhur në kompleksin industrial të ish-uzinës Dalit në Daruvar, ku i riu ka rënë nga një lartësi prej rreth 20 metrash.
Sipas mediave kroate, aksidenti është raportuar në polici pak para orës 07:30, ndërsa në terren janë policia dhe inspektori i sigurisë në punë dhe avokati i shtetit, shkruan abcnews.al.