Të paktën 21 persona kanë humbur jetën përgjatë fundjavës në Poloni, pasi është prekur nga i ftohti i papritur më vdekjeprurës në të gjithë historinë. Temperaturat kanë rënë menjëherë deri në -18 gradë celsius.
Ndërkohë, në total që nga 1 nëntori kanë ndërruar jetë nga moti i ftohtë, të paktën 39 persona. Sipas medieve vendase, gjashtë prej viktimave kanë rrëshqitur dhe kanë humbur jetët në malet Tatra, në kufirin me Sllovakinë.
Rreth 300 emigrantë raportohen të jenë evakuuar nga tendat në qytetin e Bremenit në Gjermani, pasi është një situatë e ngjashme të ftohti si në Poloni.
Që me ardhjen e Vitit të Ri, temperaturat e acarta i kanë përkeqësuar edhe më shumë kushtet për emigrantët, të cilët jetojnë nëpër vende akomodimi të përkohshme.
Sipas disa zyrtarëve të cituar nga gazeta “Neue Osnabrucker Zeitung”, është ndalur furnizimi me ujë të pijshëm dhe me energji për ngrohje në Bremen.
Ndërkohë, emigrantët që janë në pritje për t’u regjistruar si refugjatë, janë duke qëndruar mes temperaturave tepër të ulëta jashtë zyrave qeveritare në Berlin, të cilat janë rihapur pas pushimeve.