E sapoaderuara në Partinë Demokratike të Kosovës, znj. Arbana Xharra është rrahur sonte brutalisht në një parking në Prishtinë.
Vlen të theksohet se Arbana Xharra pas aderimit të saj në Partinë Demokratike të Kosovës ka qenë cak i militantëve të partisë Vetëvendosje.
Ajo ka qenë e sulmuar vazhdimisht prej milintatëve të kësaj partie, të cilët kanë vazhduar sulmet verbale kundrejt saj.
Gazetarja dhe tani politikania e re e Partisë Demokratike të Kosovës, Arbana Xharra është rrahur sonte brutalisht në parkingun para banesës së saj në Prishtinë.
Para se të vinte në Prishtinë, Xharra ishte e ftuar e Turijan Hyskajt në emisionit të tij Oktapod.
Ajo ka disa ditë që është bërë anëtarja më e re e partisë më të madhe në vend, Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Pasi është rrahur brutalisht Xharrës i është dhënë ndihma e parë në QKUK në Prishtinë

/GazetaExpress/


















