Emrush Thaçi, kandidat i PDK-së apo VV-së për kryetar të Kamenicës? (Foto)

E publikuar: 04/05/2017 10:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zgjedhjet lokale që pritet të mbahen këtë vit kanë bërë që nëpër komuna të diskutohet lidhur me emrat e kandidatëve të mundshëm për kryetar.

Kamenica aktualisht udhëheqet nga Begzad Sinani i Partisë Demokratike të Kosovës mirëpo, zëra të afërt me PDK-në kanë thënë se nuk do të rikandidoj në këto zgjedhje.

Emrush Thaçi, është një nga emrat më të përmendur si kandidat mundshëm për ta drejtuar Komunën e Kamenicës nga rradhët e PDK-së.

Mirëpo mbrëm z. Thaçi është takuar me nënkryetarin degës së Lëvizjes Vetëvendosje në njeren nga kafeterit e Gjilanit. Sipas burimeve te “Infosot”, ata kanë diskutuar shumë gjatë në njeren nga kafeterit e Gjilanit.

Çka biseduan Emrush Thaçi dhe Bujar Kryeziu?

Burimet të infosot, bëjnë të ditur z. Thaçi ka marrë një ofertë edhe nga Dega e Lëvizja Vetëvendosje në Kamenicë.
Pas kalimit të nënkryetarit të degës së PDK-së në VV, besohet se z. Kryeziu është duke insistuar që ta bind Thaçin që ta refuzoj ofertën e PDK-së dhe dhe t’i bashkangjitet VV-së apo kandidimit të mundshëm nga VV.

Ndërsa burimet e “Infosot” brenda PDK-së në qendër mësojnë se kandidat i preferuar nga kryesia qëndrore është Emrush Thaçi, profesor universitar, edhe pse aktualisht i pa pëcaktuar politikish në asnjë subjekt pilitik ai thuajse ka kërkesa nga të gjitha partit politike.