Nëna jep alarmin në polici: Më janë zhdukur djemtë 10 e 12-vjeç

E publikuar: 08/08/2017 14:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy fëmije të vegjël janë larguar nga banesa dhe nuk janë kthyer më. Alarmin e dha nëna e tyre, shtetasja S.M, vjeç 40, banuese në Tiranë.

Sipas policisë, ajo ka njoftuar se dy djemtë e saj nuk janë kthyer më në banese.

“Më datë 07.08.2017, shtetasja S.M, vjeç 40, banuese në Tiranë, kallëzon se, më datë 06.08.2017, janë larguar nga banesa 2 djemtë e saj të mitur vjeç 12 e 10. Punohet për gjetjen e tyre”- njofton policia.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.