Seriali “Pleqtë” me regjitë Shkelzen Sylejmani, i cili tranmetohet në Radio Televizionin e Kosovës ndërron orë transmetimi. Tashmë këtë serial mund ta ndiqni çdo të Martë prej orës 20:10.
“Pra seriali tani nuk do të transmetohet të Dielave siç ka qenë më parë por do të jetë çdo të Martë me fillim nga ora 20:10”, njofton protagonist kryesor i këtij seriali Fatmir Haliti – “Metushi”, transmeton infosot.com.
Në këtë serial ka aktorë nga vende të ndryshme të Kosovës që janë të denjë për rolet e tyre, por së fundmi ky serial në kastin e tij ka edhe një aktore të re nga Shqipëria, gjë që tregon më së miri bashkëpunimin Kosovë – Shqipëri sa i takon fushës së artit. Aktorë nga vende të ndryshme, secili duke e përfaqësuar vetvetën në mënyren më të mirë të mundëshme e që është pozitive dhe produktive edhe kur bëhët një punë kolektive, në këtë rast siç është seriali ”Pleqtë”. Tashmë kemi marrë edhe një aktore të re e që është nga Shqipëria. Dhe kjo tregon më mirë bashkpunimin që kemi me ta.
“Gjithçka që pretendojm me e arritë duhet me pas guxim të pa kufizuar. Guximi është rruga ma e fortë dhe që pa dyshim arrijm rezultate, por në të njëjtën kohë puna duhet të jetë e pa kursyeshme e që kërkon përqëndrim. Tek Seriali ynë pra “PLEQT” aktorët në përgjithësi janë të denjë për rolet e tyre, ata dinë t’i zotrojn ato mbase kjo është edhe detyrë e artistit. Ta gjejnë veten kudo dhe në çfardo roli që i ofrohet. Unë, ndonëse me konsiderojnë si protagonistin e serialit, por në qoftë se ata nuk do ishin të mirë atëherë nuk do isha as une dhe gjithçka që po shkon mbarë është falë bashkpunimit me njëri-tjetrin. Në mesin e tyre dhe gjithashtu përkrahësve që më bëjnë të ndihem mirë pa dyshim e ndjej lirinë e fjalës e të humorit dhe asajqë jap e që është burim shpirtëror”. Rol të madhë luan edhe regjisori, sepse pa të do të ishim si dy pjesë të ndara, e që nuk bëjnë asesi pa njëra-tjetrën, thotë Haliti.
Haliti, shprehet i bindun se çdo ditë e më shumë po përvetësohen dhe se do ta bëjnë serialin më të bukur e më të kërkuar./infosot.com/