Pasi vëllai i tij, Sefer Seferi fitoi titullin WBF-Intercontinental, pas nokautoimit të boksierit brazilian me nënshtetësi spanjolle, Marcelo Ferreira Dos Santos, edhe Nuri Seferi shënoi fitore në meçin ndaj hungarezit, Laszlo Hubert.
Nën brohoritjet e mbi 3 mijë shqiptarëve të mbledhur në sallën në Burgdorf të Zvicrës, Nuri, që njihet me nofkën “Tysoni Shqiptar”, arriti të mposhtte hungarezin me “Knock Out” në raundin e katërt duke e rrëzuar dy herë në dysheme.
“Kjo fitore i dedikohet gjeneralit të luftës së UÇK-së, Ramush Haradinajt”, ka thënë Shahini pas fitores, raporton Koha.net.
Kjo është fitorja e 46 e Nurit në karrierë, 42 nga të cilat i ka të regjistruara nokaut. Kjo fitore i hap rrugë boksierit shqiptar nga Maqedonia për t’i sfiduar katër boksierët më të mirë në Evropë.