Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, ka njoftuar se sot përfundimisht është përmbyllur procedura e transferimit të 200 mijë eurove nga Buxheti i Republikës së Kosovës në buxhetin e komunës së Bujanocit, raporton portali “Front Online”. Sipas tij, vendimi i marrë javën e kaluar nga Qeveria Kurti sot u bë realitet.
Më poshtë mund ta lexoni postimin në “Facebook” të Kamberit:
Sot, përfundimisht u përmbyll procedura e transferimit të 200 mijë eurove nga Buxheti i Republikës së Kosovës në buxhetin e komunës së Bujanocit.
Hap i madhë para. Realizim konkret.
Vendimi i marrë javën e kaluar nga Qeveria Kurti u bë realitet.
Standardi i ri i transferimit të drejtëpërdrejtë në llogarinë e komunës është risia dhe fenomeni.
Shuma prej 200 mij eurove është poashtu standard i ri i vendosur nga kjo Qeveri dhe nga Kryeminstri Kurti.
Përfshirja e Luginës me 500 mijë euro ndihmë është përkujdesje dhe përkrahje.
Faleminderit Kosovë.
Faleminderit Albin.

















