20 vetëvrasje për pesë muaj në Kosovë

E publikuar: 10/09/2015 14:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vetëm brenda pesë muajve të këtij viti në Kosovë janë njëzet persona të cilët kanë kryer vetëvrasje dhe 64 vetëvrasje në tentativë.

Numri i vetëvrasjeve në Kosovës po mbetët ende shqetësuese. Përveç evidentimeve të rasteve, institucionet e Kosovës nuk po bënë ndonjë projekt i cili tenton të parandaloi vetëvrasjet.

Faktorët të cilët qojnë deri tek vetëvrasja mbeten të ndryshme. Mirëpo faktorët kryesor sipas sociologëve është zhvillimi i plotë i një sistemi institucional dhe social në Kosovë.

Rasti i fundit ishte në një fshat të Drenicës, kur një vajzë e fejuar kishte bërë vetëvrasje për shkak se baba i saj e kishe rrahur në prani të të fejuarit dhe familjes së tij, për shkak se ajo ishte vonuar te kjo familje.

Të dhënat e Policisë së Kosovës të cilat i ka siguruar, KosovaPress i bie që ky viti ka rënie të vetëvrasjeve dhe vetëvrasje në tentativë, pasi në vitin e kaluar ishin 79 vetëvrasje dhe 246 vetëvrasje në tentativë.

Sociologu Artan Muhaxhiri ka thënë për KosovaPress se numri i vetëvrasjeve gjatë viteve të fundit po mbetët në rritje dhe se çështja e kësaj është shumë delikate.

Sipas Muhaxhirit, institucionet e Kosovës nuk po krijojnë as kuadro dhe as financa të cilat merren me trajtimin e këtij problemi.

Muhaxheri shtoi se ekzistojnë indikacionet të cilat mund të qojnë në identifikimin e personave të cilët kanë më shumë prirje për të bërë vetëvrasje dhe për këtë institucionet do të duhej të ndërhynin.

Ai thotë se problemi i vetëvrasjeve në Kosovë trajtohet shumë pak.

Moshat të cilat më së shumti bëjnë vetëvrajse janë moshat e reja, duke pasuar me moshat e meastare, posaqërisht kryefamiljarë.

10 Shtatori është caktuar si Dita Botërore e Parandalimit të Vetëvrasjeve. Qëllimi i kësaj dite është rritja e ndërgjegjësimit në lidhje me nevojën dhe detyrimin për të zbatuar veprimet që ndikojnë në parandalimin e vetëvrasjeve në nivel global pasi që vetëvrasjet mund të parandalohen. Megjithatë, një datë e tillë nuk është paralajmëruar se do të shënohet në Kosovë.

Të dhënat tregojnë se në botë çdo vit vetëvrasje bëjnë gati një milion individ, kryesisht meshkuj në vitet 50-ta dhe 60-ta të jetës. Shqetësuese është rritja shumë e madhe e vetëvrasjeve e të rinjve të moshës 15-20 vjeç.