20% e pagës do t’u hiqet deputetëve që përdorin gjuhë joparlamentare

E publikuar: 23/03/2024 22:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kodi i sjelljes pritet që së shpejti të miratohet në Kuvendin e Kosovës. Kësisoj, aty parashikohet që të dënohen sjelljet dhe gjuha joparlamentare në Kuvendin e Kosovës.

Deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi ka konfirmuar për Indeksonline se deputetët që ofendojnë, shajnë dhe nxisin dhunë në seancë të Kuvendit, do të dënohen deri në 20 për qind të pagës bazë.

“Në bazë të rregullores parashihet që Kuvendi të miratojë kodin e sjelljes për deputetët brenda hapësirave të Kuvendit por edhe jashtë. Për shkelje të rënda, përpos suspendimit në seanca, është paraparë dënimi financiar për pagën bazë.

Komisioni për legjislacion e ka kryer punën kur edhe pritet të procedohet në seancë dhe i njëjti të miratohet. Për deputetët që përdorin gjuhë joparlamentare”, u shpreh ai.

Më poshtë, video: