2-vjeçari i lindur pa tru thotë për herë të parë “mami” (Foto)

E publikuar: 29/10/2015 01:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për çdo nënë të dëgjojë fëmijën të thotë për herë të parë “mami” është ndjesia më e bukur. Por për mami Emma Murray, ky ishte momenti më domethënës në jetën e saj, pasi mendonte se djali i saj nuk do të thoshte kurrë atë fjalë.

Kur djali i saj Aaron tha “mami”, Ema nga Skocia mendoi se kjo ishte një mrekulli pasi i biri ka lindur vetëm me një pjesë të vogël të trurit.

Në vitin 2013, vetëm pak minuta pasi kishte lindur 24-vjeçares, doktorët i thanë se Aaron kishte në sëmundje të rrallë pasi nuk kishte lindur me një tru të plotë. Ai ka lindur me një pjesë të vogël të trurit që i jep mundësi të marrë frymë.

Më pas, doktorët i thanë që ajo të lajmëronte të afërmit që të shkonin të shihnin vogëlushin para se të vdiste. Por kjo gjë nuk ndodhi. Aaron tashmë është dy vjeç dhe luan së bashku me të vëllanë e madh 3-vjeçar, Jack.

Më pas ajo shton: “Doktorët më shpjeguan se truri i tij është i vogël dhe që do të kishte funksione të limituara. Organet e tjera i ka në rregull, mund të marrë frymë, dëgjon dhe shikon. Doktorët më thanë se ai kurrë nuk mund të mbijetonte. Duket si një mrekulli”.


/kosovarja/