2 muaj hetim, arrestohet çifti nga Vlora, shfrytëzonin 44 vjeçaren për prostitucion me 30 mijë lekë nata

E publikuar: 05/05/2016 21:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Vlorës ka vënë në pranga tre shtetas për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit, ku mes tyre edhe një 62 vjeçar.
Operacioni i koduar “TUTORI 3” ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të Eqerem Ibrahimi, 62 vjeç, banues në Vlorë; Ylmie Ibrahimi, 58 vjeç si dhe A. H., 44 vjeç, banuese në Vlorë.

Seksioni Kundër Trafiqeve të Paligjshme, gjatë një pune hetimore 2 mujore, kanë bërë të mundur dokumentimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të këtyre personave, për arsye se:

Shtetasit Eqerem dhe Ylmie Ibrahimi, bashkëshortë me njëri-tjetrin si dhe pronarë të lokalit “Sea” në lagjen “1 Maji” përballë vendit të quajtur “Ish-fabrika e llampave”, kishin krijuar kushtet për ushtrimin e kësaj veprimtarie kriminale për qëllime përfitimi, duke shfrytëzuar shtetasen: A.H., për ushtrimin e prostitucionit kundrejt shumës së parave prej 3000 lekë (tre mijë lekë të rinj).