Institucionet e Kosovës i ka kanë veç dy javë kohë me themelue Gjykatën Speciale apo Dhomat e Specializueme.
Ambasadorët e akredituem në vendin tonë, për afatizimin e kanë njoftue ne veçanti Partinë Demokratike, tue i ba me dije se mbrenda këtij afati kohorë duhet me i ba votat e nevojshme që amendamentet Kushtetuese e Projektligji për Specialen me u miratue prej perfaqësuesve te popullit.
E këtë afatizim e ka marrë shumë seriozisht zavendëskryeministri e kryetari i PDK’s Hashim Thaçi.
Ai bashkë me zavendësin e tij në parti Kadri Veselin po mundohen me i bindë deputetët e tyne që tashma dihen se janë kundër krijimit te kësaj gjykate.
Këto ja ka thanë Televizionit Rrokum nji zyrtarë i Naltë i Partisë Demokratike.
Simbas këtij zyrtari, deri tash numri i deputetëve që janë kundër në grupin parlamentar të PDK’s ka ra në 7, e Thaçi e Veseli nuk janë dorëzue me i bind edhe ata.
Nese kjo nuk kryehet mbrenda gjyses se parë të muejit Qershor, atëherë krijimi i gjykatës që ka me i gjykue krimet e pretendueme te UÇK’s, ka me mbetë në duert e OKB’s.
Madje, simbas zyrtarit të PDK’s, ky plan B u asht ba me dije edhe atyne, dhe kjo ka me u inicue prej Rusisë përmes nji deklarate ne Kombet e Bashkueme.
N’anën tjetër LDK akuzon partnerin e saj, PDK’n për mos sigurimin e numrave.
Nji zyrtarë i naltë i LDK ka thanë për Televizionin Rrokum se ky grup parlamentar e ka vetëm nji deputetë që nuk pajtohet me themelimin e Specialës, Anton Qunin, tanë të tjerët janë pro.
Televizioni Rrokum po ashtu ka mesue se zyrtarët e partive politike ne pushtet, po mbajnë takime të shpeshta me ambasadorët e akredituem në vendin tonë.
N’anën tjetër, Brukseli zyrtarë insiston se ky proces nuk duhet me u zvarritë ma tutje.
Maja Kocijancic, zadhanëse e perfaqësueses së naltë të BE’s për siguri dhe politikë të jashtme, Frederica Mogherinit i ka thanë Televizionit Rrokum se BE tashma e ka dhanë tanë ndihmën e duhun, dhe tash gjithçka asht ne duert e autoriteteve kosovare.
“Kosova i ka premtue Bashkimit Europian ne vitin e kaluem kur ka marrë përsipër shkembimin e dokumenteve. BE ka ofrue te gjithë ndihmen e duhun per autoritetet e Kosovës per adaptimin e amendamenteve kushtetuese dhe legjislative. Tash asht ne dorë dhe e drejtë e autoriteteve te Kosoves me i caktue seancat e Kuvendit dhe me i themelue Dhomat Speciale.Mirepo, Kosova duhet me vazhdue me kete proces dhe nuk duhet me pase vonesa te matutjeshme”, ka thanë për Televizionin Rrokum Kocijançic.
Javën e kalueme Kuvendi i Kosovës me kerkesën e Grupit parlamentar të PDK lypi shtymjen për votimin e amendamenteve kushtetuese, me arsyetimin se materiali asht i pakompletuem dhe ju duhet kohë.
Kuvendi i Kosovës mblidhet t’Ejten por ne rend dite nuk janë këto amendamente, derisa qeveria ende nuk e ka procedue në Kuvend Projektligjin për Specialen.
Televizioni Rrokum edhe javën e kalueme ka raportue se arsye për shtymje ishte mungesa e votave te nevojshme.
/RROKUM.TV/