Nëse e dashura juaj ndodhet larg dhe ju mungojnë puthjet e saj një zgjidhje teknologjike ju vjen në ndihmë.
“Kissenger”, një robot me pjesëza buzësh sintetike, premton të rikthejë pasionin në lidhjet në distancë mes çifteve.
Pajisja e çuditshme lidhet përmes valëve të telefonit me pajisjen e partneres suaj kudo përreth globit dhe do t’u përshtatet lëvizjeve të buzëve që ju bëni në kohë reale.
Një tjetër risi e kësaj shpikje është aroma e partnerit që ajo çliron ndërsa ju “putheni”.