Avokatit të Popullit më 2 korrik i ka kaluar mandati. Mirëpo, ende nuk është gjetur zëvendësimi i Hilmi Jashari.
E zgjedhjen e avokatit të ri, e ka shtyrë situata pandemike. Për pozitën e Avokatit të popullit janë të interesuar 19 persona.
Intervistimi I tyre ishte planifikuar të hënën e ardhshme, por e njejta është shtyer deri në një afat të caktuar.
Deri në zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit pozitën e mban ai aktual, Hilmi Jashari
Sipas Ligjit për Avokatin e Popullit, në këtë zyrë që nga 2 korriku do të duhej të vendosej pasardhësi i Hilmi Jasharit.
Jashari i cili është aktualisht në krye të këtij institucioni ka përfunduar tashmë mandatin e rregullt 5 vjeçar.
Por, avokati i popullit po vazhdon punën e tij.
Kjo për shkak se kështu i është kërkuar nga Kuvendi i Kosovës, institucion ky që zgjedh avokatin e ri.
Në një përgjigje për Televizionin, zyra për Informim e Kuvendit të Kosovës ka njoftuar se kërkesën për vazhdim të qëndrimit në këtë pozitë të Hilmi Jasharit, e kanë mbështetur në Ligjin për Avokatin e Popullit.
Ombudsmani i Kosovës, thotë se nga përvoja e tij 5 vjeçare është i kënaqur me ndikimin që ka pasur veprimtaria e tij.
Gjatë udhëheqjes së institucionit nga ana e Hilmi Jasharit, janë realizuar 300 raste Ex Officio dhe mbi 1000 rekomandime.
Në ulësen e Avokatit të Popullit mund të ulet njëri nga 19 kandidatët për këtë pozitë.
Aktualisht është i hapur konkursi për zgjedhjen e Avokatit të ri në të cilin kanë aplikuar Basri Kastrati, Valdete Hyseni, Sadik Kryeziu, Shqipe Ibraj-Mala, Edona Hajrullahu, Valon Leci, Alban Idrizi, Naim Qelaj, Vebi Mujku, Xhavit Shala, Ekrem Jakupi, Gëzim Latifi, Naile Alaj, Musa Dragusha, Enver Hasani, Besim Murtezani, Arben Muhameti, Rozafa Ukimeraj-Çuni dhe Ibrahim Arslan.
Në një bisedë me televizionin kandidatja Shqipe Ibraj-Mala, e cila për vite ka punuar në insitutcionin e Avokatit të Popullit, konsideron se është e nevojshme që në krye të këtij institucioni të zgjedhet një grua.
Kandidati tjetër, Valon Leci i cili ka qenë në krye të Inspektoratit të Punës, thotë se përvoja e tij në fushën e të drejtave të Njeriut e ka shtyrë të aplikojë për këtë pozitë.
Ish kreu i Kushtetueses, profesori universitar Enver Hasani po ashtu është interesuar të drejtojë këtë institucion.
T7 mëson se intervistimi i kandidatëve ishte planifikuar të ndodhë të hënën e ardhshme.
Por pastaj është shtyrë për një periudhë të pacaktuar, për shkak të situatës me Covid 19.
Pas intervistimit nga ana e Komisionit Paralmentar për të drejtat e njeriut, 3 emrat e përzgjedhur në listën e ngushtë i dërgohen Kuvendit për votim.
Me 61 vota për të deputetëve, zgjidhet Avokati i ri i Popullit.