Shushunjat dhe terapitë me to po zënë gjithnjë e më shumë vend në mjekësinë popullore dhe atë moderne për shërimin e shumë sëmundjeve, që shkenca nuk ka ditur t’i shërojë.
Ndonëse të gjithë kemi dëgjuar për efektet pozitive të këtyre gjallesave, megjithatë shumë fakte rreth tyre shumë njerëz nuk dinë.
19 fakte për shushushnjat:
1. Ekzistojnë mbi 650 llojesh të njohura të shushunjash.
2. Shushunja më e madhe e që është zbuluar ka qenë 18 inç.
3. Rreth një e pesta e tyre jetojnë në det, ku ushqehen me peshk.
4. Shushunjat kanë 32 tru
5. Disa lloje i rrisin të vegjlit e tyre brenda në fshikëz, ndërsa ato që rriten në Amazon i mbajnë të vegjlit në barkun e tyre, nganjëherë më shumë se 300 të tilla.
6. Jo të gjitha shushunjat janë thithëse gjaku. Shumë prej tyre janë mishngrënëse, të cilat hanë krimba toke.
7. Shushunjat e Amazonës përdorin një metodë ndryshe për thithjen e gjakut. Ato fusin feçkën e tyre disa centimetër brenda në mish, ndryshe nga disa që vetëm të pickojnë.
8. Pickimi i tyre është pa dhimbje, pasi më parë lëshon enzima duke të bërë një anestezi natyrale.
9. Shushunjat të injektojnë një serum anti-mpikës në trup për të parandaluar koagulimin e gjakut.
10. Ato pompojnë gjak e marrin elementët e dëmshëm në trupin e viktimës deri sa të ngopen e më pas të bien.
11. Shushunjat pompojnë dhe thithin gjak pesë herë sa pesha e tyre trupore.
12. Shushunjat janë përdorur për herë të parë në mjekësinë popullore 1000 vite para erës sonë, në Indi.
13. Në të shkuarën, njerëzi futeshin në liqene dhe pellgje që shushunjat të ngjiteshin në trupat e tyre e më pas ata i kapnin dhe i shisnin. Sot kapen me copa mishi e mënyra të tjera.
14. Shushunjat janë një ndër speciet më të rrezikuara në planet.
15. Kirurgët origjinalë ishin berberët, pasi ata i përdornin shushunjat për të kuruar dhimbjet e kokës deri tek përdhesi ose cerma.
16. Sistemi nervor i shushunjave është shumë i ngjashëm me sistemin nervor të njeriut dhe hulumtuesit po përpiqen gjithnjë e më shumë që problemet e njeriut t’i zgjidhin me to.
17. Të afërmit më të afërt të shushunjave janë krimbat e tokës.
18. Shushunjat mund të kafshojnë edhe lëkurën e një hipopotami.
19. Disa prej tyre ushqehen edhe me bimë./kosovarja/