KEK paditet për mosraportim të ndotjes

E publikuar: 05/12/2016 22:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

​Korporata Energjetike e Kosovës do të ballafaqohet me padi gjyqësore, pasi që sipas Ilir Morinës, kryeshef i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës ajo nuk ka raportuar për nivelin e ndotjes.
“Gjendja në gjithë sektorët nuk është e mirë dhe këtë e konfirmoj me të dhëna. Pra kemi ndotje nga KEK-u”, ka thënë Morina në emisionin “Puls” të KTV-së.

“Ne si Agjenci kemi bërë kallëzim penal KEK-ut për mosraportim të ndotjes”, ka thënë Morina.