Kjo deklaratë e Erdoganit e ka dridhë Greqinë

E publikuar: 17/10/2016 23:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Telashe të re për politikën e Jashtme greke sjell deklarata e fundit e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan.

Në nji fjalim për çashtjen e Mosulit, Erdogan ka hedhê idenë e nji referendumi popullor për zonat gjeografike, ku simbas tij jetojnë banorë turq, të cilat u janë dhanë shteteve të tjera mbas traktateve të viteve 1918-1920. Midis tyne përmend Trakën Perendimore në Greqi, Qipron, ishujt e Egjeut, e madje edhe vet Selanikun.

“Turqia nuk asht vetëm kjo e 79 milionë banorëve, por ka përgjegjësi edhe për qindra mija vllaznit tanë në zonat gjeografike, me të cilat na mbajnë të lidhuna hallkat politike dhe kulturore. Asht detyrë e saj të interesohet për Sirinë, Irakun, Libinë, Krimenë, Karabakun, Bosnjen dhe zonat e tjera”, ka thanë ai, ndërsa ka shtue se vendimet atyne vjeteve për zonat e Perandorisë Osmane ku kishte shumicë arabe duhej të ishin marrë në bazë të vullnetit të popullit.

Për rastin e Trakës Perendimore, Erdogan ka theksue se kriter asht primja në drejtimin e fesë dhe gjinisë, dhe se statusi ligjor i kësaj zone duhet të përcaktohet si rezultat i nji referendumi të lirë popullor.

Deklaratat e presidentit turk janë transmetue menjiherë në tana mediat në Greqi, ndërsa edhe Ministria e Jashtme greke ka reague me nji deklaratë për shtyp, ku theksohet:Traka asht greke, demokratike dhe europiane. Çfarëdolloj mendimi tjetër asht i palogjikshëm dhe i rrezikshëm, mbasi nxitja publike e çashtjeve historike dhe sidomos atyne kufitare, që Traktati i Lausanne ka rregullue në mënyrë përfundimtare dhe të pakthyeshme, tue formue elementë të detyrueshëm për tanë asht sfiduese dhe minon stabilitetin rajonal.