18 vite më parë…Kur Rozana Radi kishte gjallë dashurinë e jetës së saj

E publikuar: 01/10/2017 21:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtarja e njohur jo vetëm në fushën e muzikës me të cilën ka nisur karrierën në ekran, por edhe në aktrim dhe moderim, ka kujtuar një moment mjaft të rëndësishëm me babain e saj. 

Radi ka postuar një foto në Instagram që flet shumë për raportin që ajo ka pasur me të atin. 

Një kërcim i ngrohtë babë e bij, me dashurinë e parë të jetës siç ajo shprehet për të. 

I vetmi që besoja, i vetmi që nuk më zhgënjeu. I vetmi që do më mungojë derisa të mbyllë sytë. Të dua babi”, shkruan Rozana teksa kujton këtë moment special me të, të 18 viteve më parë. 

Nuk është hera e parë që Rozana bëhet nostalgjike për babain e saj, për të cilin gjithmonë shpreh fjalë mjaft prekëse dhe domethënëse për dashurinë dhe raportin që ka pasur me të. /Gazeta Express/