18 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni, shkon në 219 numri i të prekurve

E publikuar: 27/03/2020 13:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Shëndetësisë informon se sot janë regjistruar edhe 18 raste të reja me coronavirus, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në 24 orët e kaluara, 18 raste të reja të coronavirusit janë regjistruar në vend. Sipas qyteteve: Shkupi (11), Prilep (4), Kumanovo (2), Tetovë (1).

Kështu, numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me KOVID-19 që nga ora 12:00 sot është 219 persona.

Sipas vendbanimit, deri më tani rastet e COVID-19 janë regjistruar në: Shkup (134), Dibër (43), Kumanovo (17), Shtip (8), Prilep (6), Ohër (3), Velesi (3), Kavadarci (2), Tetovë (2), Gostivar (1).