18 pacientë me koronavirus po trajtohen në Spitalin e Gjakovës, 9 prej tyre me oksigjenoterapi

E publikuar: 12/07/2020 11:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë aktualisht 42 pacientë janë të hospitalizuar.

Prej 18 pacientëve të infektuar me koronavirus, 9 prej tyre janë me oksigjen kohë pas kohe.

Ndërkaq 24 pacientë të tjerë të shtrirë po presin rezultatet e testit.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali, drejtori i këtij spitali, Hilmi Shala.  

“Në Spitalin e Gjakovës 12.07.2020 gjendja është si vijon: 42pacientë të hospitalizuar, 18 pacientë me COVID-19 POZITIV , 24 pacientë, presin rezultatet, me oksigjen kohe pas kohe – 9 pacientë”, ka thënë Shala.

Në Komunën e Gjakovës dje u konfirmuar edhe 3 raste të reja me koronavirus. Kurse deri më tani në Kosovë janë regjistruar 4.715 raste nga me gjithsej 101 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.