Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 80 aksidente trafiku, 22 prej tyre me persona të lënduar.
Ndërsa numri i tiketave të shqiptuara nga ana e policisë gjatë ditës së martë ka arritur në 1 mijë e 728.
Policia ka njoftuar se gjatë 24 orëve janë arrestuar 17 persona, 11 janë dërguar në mbajtje dhe dy në vuajtje të dënimit.