1,717 gjoba dhe 40 aksidente gjatë javës së kaluar në Ferizaj

E publikuar: 27/10/2025 12:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se gjatë periudhës 20 – 26 tetor 2025 ka shqiptuar 1,717 gjoba kundërvajtëse dhe ka pezulluar 33 patentë-shoferë për shkelje të rënda në trafik.

Gjatë kësaj jave janë regjistruar gjithsej 40 aksidente trafiku, prej të cilave 20 me lëndime ku janë plagosur 28 persona, dhe 20 me dëme materiale.

Policia ka theksuar se do të vazhdojë me aktivitete parandaluese dhe u ka bërë apel shoferëve për kujdes të shtuar në trafik. Qytetarët inkurajohen të raportojnë çdo kundërvajtje përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”, stacioneve policore apo numrave 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406.