Ka arritur në 17 numri i të vdekurve nga zjarri në një qendër tregtare në qytetin Kazan të Rusisë.
Punëtorët e emergjencës kanë gjetur sot trupa të tjerë në mesin e rrënojave.
Zjarri në kompleksin tregtar Admiral ka shpërthyer më 11 mars.
Së paku 55 njerëz janë plagosur, përfshirë dy policë dhe dy punëtorë të emergjencës.