Seksi është diçka më shumë se çastet e shpejta të kënaqësisë, pasi të gjitha të dhënat shkencore tregojnë se marrëdhënia seksuale është ilaçi më i mirë, duke na dhënë shëndet dhe jetëgjatësi. Po ju shfaqim disa arsye për të vizituar dhomën e gjumit më shpesh. Psikologji e mirë, terapi bukurie, terapi lëkure, humbje peshe, forcim muskujsh, rritje atraktiviteti, ulje kolesteroli, gjumë të mirë, qarkullim gjaku, etj.
1. Shëndeti seksual
“Kur jeni në humor të mirë, është e sigurt që gjëja e fundit që keni ndërmend është përmirësimi i sistemit tuaj imun apo ruajtja e një peshe të shëndetshme. Mirëpo seksi i mirë i ofron këto përfitime për shëndetin, dhe më shumë se kaq. Natyrisht seksi është kudo në media, por ideja që ne jemi krijesa të gjalla seksuale shihet ende në disa raste me përbuzje ose në raste të tjera me njëfarë sikleti. Pra për t’i hedhur me të vërtetë një vështrim asaj se si seksualiteti juaj shton jetën dhe shëndetin tonë, fiziologjik dhe fizik, iu hap sytë shumë njerëzve.” Seksi i bën mirë një trupi në një numër mënyrash, sipas Dr. Davidson, psikologe dhe terapiste seksi në New York. Përfitimet nuk janë thjesht anekdotike ose thashetheme, secili nga këta përfitime prej seksit mbështetet mirë nga verifikime shkencore.
2. Seksi qetëson stresin
Një përfitim i madh për shëndetin është ulja e presionit të gjakut dhe reduktimi i përgjithshëm i stresit sipas studiuesve nga Skocia të cilët i kanë paraqitur konkluzionet e tyren revistën Biological Psychology. Ata studiuan 24 gra dhe 22 burra të cilët kishin mbajtur shënime të aktivitetit të tyre seksual. Pastaj studiuesit i përballën ata me situata stresuese, si fjalime në publik, dhe panë reagimin e presionit të gjakut ndaj stresit. Ata që kishin pasur marrëdhënie reagonin më mirë ndaj stresit se sa të tjerët që ishin angazhuar në sjellje të tjera seksuale ose nuk kishin bërë seks.
3. Seksi e ul presionin e gjakut
Një studim tjetër i botuar në revistën Biological Psychology ka gjetur se marrëdhënia e shpeshtë shoqërohej me presion më të ulët diastolik të gjakut. Studimi u fokusua tek personat që jetonin bashkë me një partner seksual. Më pas studimi gjeti një lidhje midis përqafimeve të partnerit dhe presionit të ulët të gjakut tek gratë. Presioni i ngritur gjakut është një faktor risku për sëmundjen e arterieve koronare, atakun kardiak, sëmundjen e veshkave etj.
4. Seksi rrit imunitetin
Shëndeti i mirë seksual do të thotë shëndet më i mirë fizik. Seksi një apo dy herë në javë ka lidhje me nivelet më të larta të një antitrupi të quajtur imunoglobulinë A, që mund t’ju mbrojë nga marrja e një të ftohure dhe infeksione të tjera.
5. Seksi mund të konsiderohet ushtrim fizik
Seksi është një mënyrë e mrekullueshme ushtrimi fizik. Ai kërkon punë edhe nga perspektiva fizike dhe nga ajo psikologjike për ta bërë mirë. Përfitimet e seksit si një formë ushtrimi fizik janë shumë, seksi mund të përmirësojë gjendjen e mirë kardiovaskulare, fuqinë, fleksibilitetin dhe balancën, për të mos përmendur shëndetin tuaj emocional.
6. Seksi djeg kalori
Tridhjetë minuta seks djegin 85 kalori ose më shumë. Numri i kalorive të djegura gjatë seksit barazohet me numrin e kalorive të djegura nga ecja me shpejtësi 3 km në orë.
7. Seksi përmirëson shëndetin kardiovaskular
Ndërsa disa të moshuar mund të shqetësohen që sforcimi gjatë seksit mund të shkaktojë ndonjë atak, nuk është kështu. Shkencëtarët kanë gjetur që shpeshtësia e seksit nuk lidhet me atakun tek 914 vetë që ata kanë ndjekur gjatë 20 viteve. Dhe përfitimet për shëndetin e zemrës nuk mbarojnë këtu. Studiuesit kanë gjetur edhe që seksi dy herë apo tre herë në javë e ka reduktuar riskun e atakut kardiak tek gjysma e burrave, krahasuar me ata që kanë bërë seks më pak se një herë në muaj.
8. Seksi shton vetë vlerësimin
Rritja e vetë vlerësimit ishte një nga 237 arsyet përse njerëzit bëjnë seks, të mbledhura nga studiuesit e Universitetit të Texas-it dhe të botuara në Archives of Sexual Behavior. Kjo gjetje ka kuptim për terapisten e seksit dhe të martesës e familjes në Cambridge, Dr. Gina Ogden, megjithëse ajo gjen që ata të cilët tashmë e vlerësojnë veten thonë që disa herë bëjnë seks për ta ndjerë veten më mirë. Një nga arsyet që njerëzit thonë se bëjnë seks është që ata ndihen mirë me veten e tyre.
9. Seksi forcon mirëqenien tuaj
Seksi, ashtu si çdo aktivitet që forcon një lidhje të ngushtë dhe të dashur me partnerin tuaj, jo vetëm që e rrit vetë vlerësimin, por përforcon edhe ndjesinë tuaj të përgjithshme të mirëqenies. Studimet kanë treguar që personat me rrjete mbështetës socialë të fortë (ku përfshihen të dashuruarit) janë më të shëndetshëm dhe më të lumtur se sa të tjerët që janë më pak të lidhur.
10. Seksi përmirëson intimitetin
Bërja e seksit dhe orgazmat e rrisin nivelin e hormonit oksitocinë, të ashtuquajtur hormoni i dashurisë, që na ndihmon neve të lidhemi dhe të krijojmë besim. Studiuesit e Universitetit të Pittsburgh-ut dhe Universitetit të North Carolina kanë vlerësuar 59 gra para menopauzës para dhe pas një kontakti të ngrohtë me bashkëshortët e tyre dhe partnerët, i cili ka përfunduar me përqafime. Ata gjetën se sa më të shumta janë kontaktet, aq më i lartë ishte niveli i oksitocinës.
11. Seksi redukton dhimbjen
Kur niveli i hormonit oksitocinë rritet, endorfinat rriten dhe dhimbja reduktohet. Kështu, në qoftë se dhimbja e kokës, ajo e artritit ose simptoma të tjera duket se përmirësohen pas seksit, juve u detyroheni këtyre niveleve të rritura të oksitocinës.
12. Oksitocina – Hormoni i dashurisë
“Një studim i botuar në Buletinin e Biologjisë dhe Mjekësisë Eksperimentale ka ekzaminuar reagimin e hormonit të dashurisë oksitocinë ndaj perceptimit të dhimbjes në një eksperiment me 48 vullnetarë. Pjesëmarrësit në studim thithën oksitocinë në formë avulli dhe pastaj shpuan gishtat. Ata që kishin thithur oksitocinë e kishin ulur pragun e dhimbjes më shumë se gjysmën.
13. Seksi redukton riskun e kancerit të prostatës
“Ejakulimet e shpeshta mund të reduktojnë riskun e kancerit të prostatës në moshë të madhe, raportojnë studiuesit australianë në revistën British Journal of Urology International. Kur ata ekzaminuan burra me kancer të prostatës ata nuk gjetën lidhje të kancerit të prostatës me numrin e partnerëve seksualë kur pacientët kishin kaluar moshën 30, 40 e 50 vjeç. Por ata gjetën se burrat që kishin pasur pesë apo më shumë ejakulime në javë kur kishin arritur moshën 20 vjeç, e kishin reduktuar me një të tretën riskun e kancerit të prostatës në moshë të madhe. Një studim tjetër, i raportuar në revistën Journal of the American Medical Association, ka gjetur që ejakulimet e shpeshta, 21 apo më shumë në muaj lidheshin me uljen e riskut të kancerit të prostatës tek pleqtë, krahasuar me ata që kishin ejakulime më pak të shpeshta, katër deri në shtatë në muaj.
14. Seksi forcon muskujt e dyshemesë së legenit
Për gratë bërja e disa ushtrimeve për muskujt e dyshemesë së legenit, të njohura si ushtrimet Kegel gjatë seksit ofron disa përfitime. Ju do të keni më shumë kënaqësi dhe po ashtu do ta forconi zonën dhe kjo ndihmon të minimizohet mungesa e përmbajtjes më pas. Për të bërë një ushtrim Kegel, shtrëngojini muskujt e dyshemesë së legenit sikur doni të ndaloni rrjedhjen e urinës. Numëroni deri në tre dhe pastaj çlirohuni.
15. Përfitime suplementare nga ushtrimet Kegel
Ushtrimet Kegel kanë një numër përfitimesh shëndetësore plus seksit më të kënaqshëm. Forcimi i muskujve të dyshemesë së legenit mund të ndihmojë për të parandaluar rrëshqitjen nga pozicioni të vaginës, mitrës dhe fshikëzës së urinës. Muskujt e dyshemesë së legenit mund të dobësohen si rezultat i mbajtjes së fëmijës, mbipeshës dhe plakjes. Ushtrimet Kegel ndihmojnë për të kompensuar pasojat e muskujve të dobësuar të dyshemesë së legenit.
16. Seksi ju ndihmon që të flini më mirë
Oksitocina e çliruar gjatë orgazmës ndihmon po ashtu edhe gjumin. Dhe gjumi i mjaftueshëm lidhet me një mori gjërash të tjera të mira, si ruajtja e një peshe të shëndetshme dhe presionit të gjakut. Kjo është një gjë për ta menduar kur ju pyesni veten përse partneri juaj mund të jetë aktiv një minutë dhe pastaj duke gërhitur minutën tjetër.
17. Edhe si ushtrim fizik, seksi ndihmon gjumin
Përveç efekteve hormonale, komponenti fizik i seksit mund të ndihmojë edhe për t’u relaksuar. Personat që bëjnë ushtrime fizike rregullisht flenë më mirë dhe kanë një gjumë më çlodhës. Gjithashtu, siç e pamë edhe më sipër, seksi është një mënyrë e mirë për të bërë pak ushtrime fizike.